Rama zbardh telefonatën me SHBA: Çfarë bisedova me këshilltarin Bolton

Kryeministri Edi Rama ka informuar për telefonatën që ka zhvilluar me Shtëpinë e Bardhë për të cilën foli pak orë më parë nga foltorja e Kuvendit.
Sipas asaj që shkruan shefi i qeverisë, në fokus të bisedimeve më Këshilltarin për Sigurinë, John Bolton ka qenë Ballkani dhe një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë🇦🇱🤝”, shkruan Rama.
Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë🇦🇱🤝🇺🇸
— Edi Rama (@ediramaal) January 31, 2019