Dështon përpjekja e Anton Qunit për të mbijetuar qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta pranojë ofertën publike të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, që kryeministri Kurti ta kthejë në ministri Agim Veliun dhe LDK ta tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë konfirmuar se kjo gjë nuk do të pranohet nga ana e tyre.
“Jo Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranon këtë ofertë, është e papranueshme për neve”, ka thënē ky burim i lartë brenda VV-së.
Me heret Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ai ende nuk ka biseduar me deputetët e LDK-së për ofertën që ai i dha Kurtin, për rikthimin e Veliut ministër, që pastaj LDK-ja ta tërheqe mocionin.
Quni tha se për këtë çështje ai shumë shpejtë do të bisedojë me deputetët e LDK-së.
“Nuk kam fol me LDK-në, po nëse Kurti tërhiqet unë do të flas me deputët e LDK-së për tërheqje të nënshkrimeve”, tha Quni.
Por nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se Anton Quni s’ka kurrfar autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kuritn.
Nënkryetari i LDK’së ka thënë se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas tij është më e rrezikshme se koronavirusi.