Pacientët me koronavirus/ 4 në gjendje të rëndë, luftojnë mes jetës e vdekjes në intubim

Katër persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore të prekur prej ditësh nga Covid 19. Ata janë të shtruar në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” dhe gjendja është e rëndë.

Ditën e sotme 19 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shqipëri duke e çuar në 494 numrin totat të të infektuarve. Ministria e Shëndetsisë bën me dije se fatmirësisht një pjesë e të infektuarve janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe nuk kanë nevoj për kujdes spitalor.

Aktualisht në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2 ndodhen të shtruar 48 persona, mes të cilëve 12 janë në terapi intensive dhe 4 prej të tyre janë të intubuar. Pacientët e intubuar ndodhen të gjithë në spitalin Shefqet Ndroqi”.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT