Maqedonasit djegin flamurin shqiptar në mes të Shkupit, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

Mbrëmjen e kaluar protestuesit maqedonas kanë djegur në mes të Shkupit flamurin grek dhe atë shqiptar, duke shfaqur kështu urrejtjen që kanë për shqiptarët. Këto revolta kanë ardhur si pasojë e negociatave të ndryshimit të emrit.Protesta u organizua nga shoqata nacionaliste dhe shoveniste “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë”.Autoritetet shqiptare kanë heshtur përballë një gjesti të tillë.Protestuesit kërkuan që t’u jepet fund negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament dhe duke manifestuar shovimizmin e tyre edhe me djegien e flamurit shqiptar kombëtar.Televizioni grek STAR dha pamje nga protesta e djeshme në Shkup kundër ndërrimit të emrit Maqedoni në lidhje me marrëveshjen greko-maqedonase dhe gjatë kësaj proteste u dogj flamuri i Greqisë dhe flamuri kombëtar shqiptar.Kujtojme që Greqia reagoi fuqishëm dhe policia e Shkupit arrestoi njeriun që dogji flamurin grek./ZgjohuShqiptar.info-Kronika greke ne minuten e 6-te.

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT