FOTOT/ Muzeu që e bën Skënderbeun të “prekshëm” nëpërmjet ndjesisë dhe shqisave; një rrugëtim i pazakontë virtual në historinë e heroit kombëtar
Nga Alteo Hysi Një rrugëtim për të rizbuluar imazhin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjeserisht te pashfaqur me pare, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pike kulmore e 550 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.Mos u nxitoni! Nuk bëhet fjalë për një ekspozitë pikture, por për një koncept të ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.Një qasje krejt e re që rikoncepton aksesin e publikut në historinë e vendit, duke e lejuar atë të rrugëtojë me shqisat e veta, në figurën e heroit dhe të krijojë përshtypjet e tij për këtë figurë të lartë të historisë.Muzeu do të ofrojë edhe imazhe të kulturës arbëreshe për ta ftuar publikun në një bashkërrugëtim me vlerat e Arbëreshëve, si trungun e moçëm të Diasporës.I organizuar nga vetë Kryeministri Rama në kuadër të Vitit të Skënderbeut, eventi mori jetë falë bashkëpunimit me institucione te kultures ne vend dhe me koleksionistët privatë që kontribuan në realizimin e tij.Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët, prej ditës së nesërme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.Këto janë pamjet e përgatitjeve të fundit deri në çeljen e muzeut:/ZgjohuShqiptar.info












