Skënderbeu fliste shqip, shkruante latinisht

I ndjeri Kristo Frashëri i pyetur ne nje nga intervistat nga gazetarja Rudina Xhunga, për gjuhën që përdorte Skënderbeu, shprehet: “Gjuha e përdorur nuk ka asnjë dyshim, që ishte shqip. Në të shkruar ende nuk kishte arritur të bëhej shqipja, ashtu si shumë gjuhë të tjera të Evropës. Por, në kohën e Skënderbeut kemi fillimet e shkrimit shqip. Jo si gjuhë e përdorur masivisht, por kemi disa akte të cilat janë shkruar në shqip.Sepse që të përdorej nga të gjithë ajo donte një shtet të konsoliduar, donte një arsimim të vazhdueshëm. Nuk kishte kohë në periudhën e Skënderbeut të bëheshin këto, as për gjuhën latine. Edhe ata që e mësonin e bënin jashtë vendit, nuk e mësonin dot këtu në Shqipëri.Sepse vinin turqit dhe i fshinin të gjitha ato institucione që ishin krijuar. Në komunikimin e jashtëm Skënderbeu ka përdorur kryesisht latinishten. Në disa raste me italianët ka përdorur italishten, si edhe ka përdorur edhe sllavishten në një bankë, në Raguzë, ( Dubrovniku i sotëm) atje ku i depozitonte paratë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT