Plani i ri i KE për Ballkanin/ Arsyet përse rrezikon Shqipëria hapjen e negociatave

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian ka prezantuar në Bruksel metodologjinë e rishikuar të antarësimit në BE.
Në fakt atë që mundohet të parashikojë kjo metodologji e re për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, është fakti që i jep më shumë mundësi vlerësimi shteteve anëtare për të vlerësuar punën që do të bëjnë shtetet aspirante për integrim.
Kështu shtetet anëtare do të kenë në dorë të ndalojnë ose pezullojnë procesin e antarësimit në union. Në këtë aspect duhet thënë që shtetet anëtare marrin një rol edhe më të fortë duke u bërë pjesë edhe e procesit teknik.
Por nga ana tjetër duhet thënë që kjo metodologji e rishikuar e çon fokusin e vlerësimit të progresit nga niveli politik në atë tërësisht teknik. Në një analizë logjike mund të themi se kjo metodologji adreson as më pak e as më shumë sesa kërkesën e dy vendeve skeptike ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë, pra Francës dhe Hollandës.
Në konferencën pas votimit kundër të hapjes së negociatave me Shqëipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenti francez Macron do të kërkonte ndryshimin e politikës së zgjerimit në dy komponentë kryesorë:
Së pari që vlerësimi i shtetetve aspirante për integrim të bëhej bazuar në kritere teknike dhe jo politike, dhe së dyti që shtetet të vlerësoheshin të ndara në rrugën e progresit drejt BE dhe jot ë vlerësoheshin në bllok.
Kërkesa këto që duket se janë marrë tërësisht parasysh ose mund të themi që rishikimi i metodologjisë vjen si shkak i kërkesave të presidentit francez.
Metodologjia e rishikuar, që ndryshon thuajse në një pjesë të madhe edhe mënyrën sesi është vepruar deri dje me filozofinë e zgjerimit duhet thënë që do rrezikojë jo pak edhe mundësitë e Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Kjo për disa arsye:
Së pari, sepse kjo metodologji pra miratohet e bëhet funksionale para Samitit të Zagrebit ku ishte “premtuar” edhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Së dyti, sepse deri më tani ne kemi punuar më shumë bazuar në kritere politike sesa në ato teknike, dhe ndryshimi I filozofisë së zgjerimit mund të nënkuptojë që Shqipërisë do t’i duhet t’i përsëerisë edhe njëherë nga fillimi “detyrat e shtëpisë”, pasi edhe vetë metodologjia e rishikuar e zgjerimit e përcakton këtë aspekt.
Gjithashtu, duke i dhënë të drejtën shteteve antare që të vendosin pezullim ose ndalim të procesit të mëtejshëm për hapje negociatash apo antarësim, shtetet skeptike ndaj Shqipërisë mund të vlerësojnë që të vendosin pezullim ose ndalim të procesit. Referuar edhe qëndrimeve të Hollandës ose Francës kjo gjë nuk përbën aspak çudi që të ndodhë.