Athina njeh minoritetin sllav në Follorinë, por jo atë shqiptar

Botimi i fjalorit maqedonisht-greqisht ndez debate në Greqi

Botimit para një viti i fjalorit maqedonisht – greqisht dhe promovimi i tij në Athinë kanë ndezur debate të mëdha në Greqi. Debatet u ndezën edhe më shumë pas prezantimit të këtij fjalori në Kuvendin Europian në qershor të këtij viti.

Nga presionet e mëdha, ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis, reagoi zyrtarisht me shkresë se në Greqi nuk ekziston minoritet sllavomaqedonas, por vetëm një grup i vogël njerëzish në periferi të Follorinës, të cilët flasin gjuhën greke dhe dialektin sllav.

Greqia është i vetmi shtet europian që nuk njeh dhe respekton minoritetet e huaja edhe pse në këtë vend të BE-së jetojnë minoriteti shqiptar i njohur me marrëveshjen e Lozanës 1923, ai hebre, armen, bullgar, sllav dhe turk. Këta të fundit, Athina i njeh si grekë myslimanë.

Në Janinë, Follorinë, Thraqi ka fshatra të tërë ku banorët flasin gjuhën shqipe dhe dikur janë njohur me ligj nga Greqia si minoritet shqiptar, të cilët kanë pasur të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, por mosinteresimi i qeverive shqiptare ndër vite ka bërë që ky minoritet të mohohet dhe asimilohet dalëngadalë. Si etnitet shqiptar Greqia në Marrëveshjen e Lozanës përjashtoi ata shqiptarë që njihen me emrin arvanitas, të cilët llogariten rreth 3 milionë frymë. Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të kërkojë dhe të mbrojë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi, ashtu si Greqia mbron dhe financon minoritetin grek në Shqipëri. Fshati i papa Kristo Negovanit, quhet sot Flamurja, ndërsa Bashkia e Tiqeros në Thrakë banohet 90 për qind nga shqiptarë me origjinë nga zona e Korçës dhe janë njohur si minoritet shqiptar në Marrëveshjen e Lozanës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT