23 vjet OTRANTO/ Zhduken nga rrjeti filmimet sesi anija italiane ‘SIBILLA’ fundosi ‘KATERIN e RADËS’ me 142 emigrantë në bord (TRAGJEDIA ENDE E PANDËSHKUAR)

Në internet ka mbetur vetëm kjo foto nga momenti kur anija luftarake italiane Sibilla godet anijen Kateri i Radës në 28 mars 1997
Mbushen plot 23 vjet sot nga vrasja makabre në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.

Ishte paraditja e 28 marsit 1997, kur 142 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra, fëmijë, të imbarkuar në anijen “Kateri i Radës”, ikën nga Vlora, nga lufta, drejt Italisë, për një jetë më të mirë.

Por në ujrat italiane, ata u goditën nga anija luftarake “Sibilla”. Pamjet e goditjes së anijes luftarake ndaj Katerit të Radës janë tragjike.

Ato dolën nga arkivat sekrete italiane dhe u botuan për herë të parë në “Gazeta Shqiptare” dhe News24 gati një dekadë më parë. Nga filmimet evidentohet qartë sesi anija luftarake Sibilla, godet mes për mes “Katerin e Radës”, duke shkaktuar vdekjen e 57 personave, nga mosha 3 deri 69 vjec. 24 persona vazhdojnë ende të zhdukur në kanalin e Otrantos. Vec 34 mbijetuan nga kjo tragjedi.

6 muaj pas tragjedisë, autoritetet arritën të nxjerrin nga fundi i detit anijen “Kateri i Radës” dhe brenda saj u gjenden mjaft kufoma.

Plaga e hapur nuk u shërua kurrë. Italia fshehu për vite me radhë pamjet e goditjes. Komandanti Italian I “Sibillës” u dënua vetëm 2 vite burg. Komandanti shqiptar i Katerit të Radës me 3 vite.

Ndërkohë, nuk dihet se pse nga motorri I kërkimit Google, janë fshirë të gjitha filmimet që tregojnë sesi Sibilla fundosi anijen “Kateri I Radës” me 142 shqiptarë në bord. /Newsbomb.al/

LEXO EDHE: Vrasja e 81 shqiptarëve të pafajshëm/ Gazetari rrëfen sesi ai dhe familja e tij nuk hynë ‘rastësisht’ te kateri i Radës (E PLOTË)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT