Murrizi kundër ndryshimeve në ligj: Qeveria i ka mbyllur shqiptarët në shtëpi, 600 të burgosur i liroi…

Deputeti Myslim Murrizi ka dalë hapur kundër ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i masave për personave që thyejnë rregullat e karantinës.

Sipas Murrizit kjo është demagogji dhe propagandë e qeverisë për të trembur njerëzit.

“Çfarë do të sjellë ashpërsimi i Kodit Penal, kur Rama para pak kohësh nxori nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar me Covid-19.

Çfarë do të zgjidhe ky ashpërsim? Kush e ka penguar mazhorancën prej 7 vitesh që ta ndryshojë?

Kjo është demagogji dhe propagandë për të trembur njerëzit.

Ku do t’i çojë, do të bëjë stadiumin në burg. Jam kundër kësaj gjejë.

I kemi mbyllur shqiptarët për një muaj në shtëpi, u kemi thënë se do tu japim paratë luftës, dhe nuk u ka ardhur asnjë lek.

Bizneset e mëdha më kanë thënë që jo vetëm nuk kanë marrë lekë, por u janë faturuar taksa dhe drita 9 mln lekë nga marsi i kaluar.

Të nxjerrin një listë konkrete se cilët punëtorë nga bizneset e vogla që kanë përfituar, pse e mbajnë sekret?”, u shpreh Murrizi në Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT