Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi. 70% e të prekurve, nën 1 vjeç

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kanë kaluar në gadishmëri për ti bërë ballë çdo situate, Shqipëria është zyrtarisht në epidemi fruthi. Lajmin e ka konfirmuar Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teksa ka qënë e ftuar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit. Rakacolli ka pranuar situatën dhe ka deklaruar se ka një rritje të numrit të të prekurve dhe qindra të dyshuar.“Jemi zyrtarisht në epidemi fruthi, shifrat janë rritur, kemi 186 të infektuar dhe 400 të tjerë të dyshuar që po analizohen mostrat”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, ka shpjeguar se ajo që shqetëson bluzat e bardha është fakti që mbi 70% e të infektuarve janë fëmijë nga 0-1 vjeç, tipologji kjo që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet evropiane që është nën epidemi fruthi. Ndodhur në këto kushte, ajo shtoi se po hetojnë shkaqet.“Ajo që mbetet e paqartë është fakti që në Shqipëri janë thuajse 70 % e të infektuarve fëmijë të grupmoshës nga 0-1 vjeç, ndërkohë që asnjë nga vendet evropiane që janë nën epidemi, nuk kanë këtë fizionomi. Ne po hetojmë shkaqet që mund të lidhen me faktin që nënat e këtyre fëmijëve mund të jenë të lindura në vitet ’80-90, ose ndoshta nuk i kanë ushqyer me gji”, tha më tej ajo./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT