Vendimi/ Shqipëria hap zyrtarisht një konsullatë në Strugë

Mbrojtja e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit është një detyrim ligjor dhe kushtetues. E në përmbushje të këtij obligimi, qeveria shqiptare ka vendosur që të hapë një Konsullatë të Përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së veriut, në Strugë.

Kjo lëvizje diplomatike është zyrtarizuar nëpërmjet vendimit të mëposhtëm i cili përcakton si më poshtë vijon:

VENDIM 

PËR HAPJEN E KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË NË STRUGË, REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe minister për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
  2. Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 Vendimi vjen pas “tentativave” të vazhdueshme të dy qeverive për t’u afruar në qëndrime dhe për të realizuar disa marrëveshje me karakter tregtar. Por duket të jetë edhe një lëvizje që mund të vijë në kuadër të projektit të ashtëquajtur “Minishengeni Ballkanik”.

Pavarësisht arsyes duhet thënë që ky është një zhvillim pozitiv, aq më tepër duke ditur edhe situatën e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT