Efekti i TAP/ Të gjitha shtetet ndalin investimet e huaja në Shqipëri, përveç Zvicrës
Shtesa e investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit, që sapo lamë pas, ka qenë minimale, ose dhe negative nga pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Zvicrës, që është vendi nga raportohen investimet e TAP.Nga shtetet, ku merrnim investimet tradicionale, si Greqia, investimet janë në rënie, nga Gjermania po ashtu me tkurrje, Kanadaja e ka rritjen minimale, Holanda, Italia dhe Greqia po ashtu.Sipas statistikave për investimet sipas shteteve, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja për periudhën korrik-shtator 2017 u rrit me 251 milionë euro në krahasim me tremujorin e mëparshëm, nga e cila 179 milionë euro, ose 71% e totalit të rritjes kanë ardhur vetëm nga një shtet, nga Zvicra, nga i cili raportohen investimet që po bëhen për ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP.25 milionë euro është shtesa e investimeve nga Turqia, 20 milionë euro nga Italia, 16 milionë euro nga Kanadaja dhe 14 milionë euro nga Holanda. Me kaq lista mbaron. Shtetet e tjera kanë investuar zero në Shqipëri, ose maksimumi në 6 milionë euro (si p.sh. Austria) në tremujorin e tretë të 2017, apo dhe e kanë ulur stokun e investimeve të tyre në Shqipëri, si Greqia (-16 mln euro) dhe Gjermania (-4 mln euro).Greqia, për herë të parë stoku vjen me uljeGreqia është shteti nga i cili në vite ka ardhur stoku më i madh i investimeve të huaja (kryesisht telekomunikacione), që në fund të tremujorit të tretë arriti në 1.26 miliardë euro, ose 20% e totalit të stokut të investuar në Shqipëri pas viteve 1990. Por, për herë të parë investimet nga Greqia rezultojnë në rënie (-16 milionë euro), teksa sektori i telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telecom Albania janë më kapital grek) është në rënie.
