Frikë po, panik jo!

Mero Baze
Në këto ditë dramtatike fjalia “Mos u frikëso” , është një mesazh i gabuar. Tu kërkosh njerëzve të mos frikësohen, është papërgjegjësi e madhe. Frika është e vetmja fuqi që sot njerëzit mund të përdorin , për të ruajtur veten,të afërmit dhe të tjerët përreth.
Edhe në fjalorin e shqipes, frika përcaktohet si ”ndjenjë e një shqetësimi të thellë? Kur jemi përpara një rreziku,që na kanoset drejtpërdrejt,a përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie ,etj” ??
T’i futësh frikën tjetrit këto ditë, është gjëja e duhur edhe pavarsisht se mund të duket kërcenuese.
“Frikë po, panik jo!”. Ky është sllogani i duhur.
Frika se mund të të sëmuren prindërit dhe mund të mos ndahesh dot me ta, është një fuqi që duhet të të mobilizoj të mos dalësh nga shtëpia.
Frika se mund të sëmuresh vet apo fëmijët e tu, duhet të të mbaj në shtëpi. Frika se mund të dal situata nga kontrolli dhe ashtu si¸thotë kryeministri, nuk do ketë kush të na varrosi, mund të të mbaj në shtëpi.
Frika është ajo që mund të na shpëtoj, jo vetëm jetën, por dhe nga kriza e panikut. Paniku mund të na vras papritur, kur mendojmë se nuk kemi frikë nga kjo epidemi, se mund të shetisim të lirë, se mund të takojmë kë të duam e të vazhdojmë të punojmë sikur nuk ka ndodhur gjë.
Ndaj mesazhet e kryeministrit që diktojnë frikë, ditët e fundit, janë rruga e duhur për të mbyllur turmat brenda.
Sllogani “Frikë jo, kujdes po”, në fakt duhet zëvendësuar me slloganin “Frikë po, panik jo”.
Ndaj mos u bezdisni kur qeveria poston kamiona me të vdekur në Itali, apo shifrat alarmante prej 600 e ca të vdekur në ditë. Duhet deomos frika për tu kujtuar shqiptarëve se jemi në fillim të një beteje, të cilën para nesh po e humbasin vendet më të forta dhe të civilizuara të botës, si Italia, Spanja Gjermania, Britania etj.
Akoma më alarmante është kjo situatë në Kosovë, ku mendojnë se virusi shërben vetëm si një mjetë për të vrarë qeverinë, por jo popullin. Në fakt ata meritojnë të mbyllet urgjent qeveria dhe parlamenti në karantinë dhe vendin ta drejtojë Ministri I Shëndetëssië dhe Komandanti I Policisë.
Me një papërgjegjësi të rrallë, vendi është larg masave që frenojnë epideminë dhe bash për këtë shkak, qeveria është ndarë në dy pjesë duke rrëzuar vetveten, si të jetë një stan me lepujë dhe jo politikanë të përgjegjshëm.
Atyre nuk u duhen treguar vetëm të vdekurit e Bergamos dhe Lombardisë, por dhe mijëra arkivole të shqiptarëve të Kosovës që ikën nga kjo botë, me shpresë se pasardhësit e tyre, do kishin një ditë një qeveri të përgjegjshme. Dhe duhet tua shtijmë frikën edhe me ato arkivole.
Nëse jo, atëhere në mungesë të frikës, ata do të ndeshen me panikun dhe këtë rradhë paniku nuk ikën duke vrapuar drejt Morinës dhe Hanit të Elezit, por duke vdekur në prag të shtëpisë.