Rama: Hapja e negociatave mund të shtyhet

Hapja e negociatave është një çështje tejet sensitive e që na prek të gjithëve, por përtej diskutimeve dhe kundërshtimeve, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse hapja e negociatave nuk ndodh në qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.
Ky qëndrim është bërë publik teksa ai ka qënë i ftuar në emisionin më të ri në “ABC News”, “Provokacija”, nga Mustafa Nano.
“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen.
Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri Edi Rama./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT