“Sonte mashtruesi u dorëzua…”, deklarata e Haradinajt pas vendimit për heqjen e taksës

Menjëherë pas lajmit se Albin Kurti ka vendosur heqjen e taksës për mallrat Serbe më 15 mars ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin krye mashtrues, i cili u dorëzua para Serbisë, ndërsa thekson se ky është kthimi i Rusisë në Kosovë.

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!” shkruan Haradinaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT