Shqipëria rriti me 1 mld lekë eksportet me Spanjën, por mori vetëm 25 mijë euro!

Duket se 2020 ka nisur mirë për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Spanjën, të paktën përsa i përket muajit të parë të vitit.

Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në janar 2020, Shqipëria ka rritur eksportet me Spanjën me afro 1 miliardë lekë ose me 70%, krahasuar me janarin e vitit paraardhës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në janar 2019 Shqipëria ka eksportuar mallra me vlerë 1.46 miliardë lekë në Spanjë, ndërsa në janar 2020, kjo vlerë është rritur në 2.49 miliardë lekë.

Në fakt, duke parë grupmallrat e eksportuar në Spanjë, pjesa më e madhe e tyre kanë ndjerë rënie, edhe pse të lehtë.

Grup-mallrat që kanë ndikuar në këtë “boom” eksportesh janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Eksportet e këtyre të fundit, në janar 2019 janë shënuar në vlerën 1.14 miliardë lekë, ndërsa në janar 2020, kanë kapur vlerën 2.16 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, sipas INSTAT, edhe importet me Spanjën për muajin janar kanë ndjerë rritje. Në janar 2019, vlera e mallrave të importuar nga Spanja ishte 467 milionë lekë, ndërsa në janar 2020, kjo vlerë arriti në 716 milionë lekë, afro 250 milionë lekë më shumë.

Spanja, një vend mik, ka përfunduar nën kritika në rrjet, pasi në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, dhuroi vetëm 25 mijë euro.

Shumë kjo e konsideruar nga shumë njerëz, si fyese.

Edhe principata e Lihtenshtejnit, që ka vetëm 38 mijë banorë dhuroi 50 mijë euro, pra dyfishin e Mbretërisë Spanjolle.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT