Presidenti kërcënon me një revolucion si ai në Rumani: Jemi vend shqiponjash

Presidenti i Republikës Ilir Meta akuzoi shumicën parlamentare se janë pasardhës të regjimit komunist dhe e bëri të qartë se nga 2 marsi, Shqipëria do të bëhet kuqezi, e jo më mavi, siç është aktualisht.

“Presidenti i Republikës po bën hetuesin vullnetar të SPAK-ut.’, tha ai pasi këshilltari i tij, Dervishi shpjegoi shkeljet.

“Mafia nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa të bëjë leckë Kushtetutën e vendit dhe Gjykatën Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka Kushtetutë. Kjo situatë ka ardhur nga vendimet e keqmendura të Dvoranit.

Ata duan të gjitha pushtetet. Ka ngelur edhe kjo kalaja këtu, që e gjithë Shqipëria të bëhet mavi, as mavri, por kuqezi. Kush e do këtë? Kjo kërkohet nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vite të tëra, në një regjim që krahasohet me Korenë e Veriut sa i përket të drejtave të njeriut.

Rumania i tregoi nëpërmjet revolucionit vendin diktatorit. Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë mavi. Do të bëhet kuqezi. Duke filluar nga këtu ku është, e gjithandej.

Këta mendojnë sikur shqiptarët janë lodhur dhe sikur janë dorëzuar, por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja.

Shqiponjat do të mblidhen këtu më 2 mars e ta bëjnë Shqipërinë kuqezi. I ftoj shqiptarët për fëmijët e tyre, sepse është Shqipëria kështu, që sot kemi shpopullim.”, ishte thirrja e kreut të shtetit shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT