Rritet bilanci/ 28 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, mes tyre edhe një fëmijë

Ka shkuar në 361 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se nga 149 raste të dyshura që janë testuar së fundmi, 28 prej tyre kanë rezultuar me koronavirus.

Mes të infektuarve është edhe një fëmijë, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

Ndërkohë, mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

Sipas informacionit zyrtar, raportohet edhe për 5 pacientë të shëruar, duke e çuar 104 numrin e të shëruarve. 71 pacientë po marrin shërbim në spital

Back to top button
LAJMET E FUNDIT