Miku i shqiptarëve Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane (VIDEO)

Për pak ditë, ishte në krye të inteligjencës kombëtarë të SHBA-së.

Por, Richard Grenell, që u emërua ushtrues detyre i drejtorit të këtij institucioni, pati deklaruar se nuk ishte i gatshëm ta pranojë këtë post. Andaj së shpejti pritet të zëvendësohet.

Në vend të tij do të caktohet kongresisti John Ratcliffe, i cili të premten mbrëma u propozua nga Donald Trump për ta marrë këtë post.

Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është i lumtur të nominojë atë duke e përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

Ratcliffe ishte shpallur si kandidat në këtë pozitë edhe në korrikun e kaluar, por në atë kohë kishte shumë kundërshtime nga republikanët, dhe më pas u detyrua të tërhiqte nominimin.

54 vjeçari po del të ketë lidhje të mira me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Kronikë e gazetares Qendresa Sinani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT