Meta: Po kërcënohemi nga celula lokale e ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të zgjohen, pasi, sipas tij, vendi po kërcënohet nga një organizatë mafioze në pushtet dhe që po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjësojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare”, shprehet Meta.
Për kreun e shtetit kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, “por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia antikushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve”.

Të gjitha këto tentativa për kreun e shtetit kanë sosur durimin e tij dhe për këtë duhet reaguar më 2 mars ndaj tentativave për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. “Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie antikombëtare siç e shikoni çdo ditë”, shprehet kreu i shtetit.

Një ditë më parë presidenti nxori fakte të reja për sa i përket asaj që e cilëson si grusht shteti në kapjen e institucioneve kushtetuese, duke akuzuar për herë të parë, ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin, sa i përket botimit në Fletoren Zyrtare të vendimin të KED-së, ku Arta Vorpsi shpallej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke ia marrë kompetencat e emërimit. Kjo cilësohet si shkelje, pasi vendimet e KED-së nuk botohen në Fletoren Zyrtare.

Tabela e publikuar nga presidenti Meta ku vërteton kapjen e institucioneve shtetërore

Për herë të parë kreu i shtetit deklaroi se afati 30 ditor i tij për emërimin e anëtarëve të Gjykatës është 30 ditë pasi Kuvendi zgjedh anëtarin sipas radhës të përcaktuar në Kushtetutë.

Presidenti gjithashtu ka botuar edhe një tabelë me grafikë ku janë kapur të gjitha institucionet kushtetuese që nga Parlamenti, 61 bashkitë, këshillat bashkiakë, madje edhe institucionet kushtetuese, SPAK dhe gjykata dhe po tentojnë të marrim kompetencat e presidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT