Meta nxjerr provat, rendit shkeljet e bëra në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për atë që ai e quajti “grusht shteti”.

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishi bëri publike shkeljet, që sipas tij janë bërë në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot do bëhen publike provat e reja që faktojnë ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e Ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit Këshilli ka vendosur që ligji hyn në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykatës së lartë publikohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi miratimin e anëtarëve për vakancën e shpallur nga Presidenti, nga Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre akteve në faqen e Gjykatës së Lartë.

Kalojmë te prova tjetër.

Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të vendoste për anëtarin e dytë. Duke parë që Kuvendi kishte vendosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Ruçi, Avokatit të Popullit dhe Dvoranit.

KED dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit. Me këtë shkresë Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Sekretari i Përgjthshëm i dërgon shkresën e kryetarit të KED, Ministrisë së Drejtësisë. Brenda të njëjtës ditë Ministria, në ditë të shtunë, e merr aktin dhe ja përcjell Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Brenda të njëjtës ditë përderisa Kuvendi dhe Ministria kishin dalë në punë del dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, e shtunë 9 nëntor, boton një vendim të KED që e kishte para dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë që në 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, botimi është një shkelje e rëndë e ligjit. Edhe KED kishte thënë ndryshe.

Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezente në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Dervishi.

Provat e reja për ndërhyrjen në Gjykatën Kushtetuese

Back to top button
LAJMET E FUNDIT