Meta mes dilemës për të qenë president dhe lider i opozitës

Reagimet e furishme të këtyre ditëve por edhe ato të shumë muajve më parë, e kanë vënë Ilir Metën në qendër të vëmendjes të zhvillimeve të ditës dhe të zhvillimeve politike në tërësi.

E referuar edhe gjuhës dhe artikulimit të tij politik mjaft të acaruar, është akuzuar edhe nga përfaqësuesit e mazhorancës se me këto lëvizje kreu i shtetit po mban anën e opozitës, dhe se më shumë se president i republikës ai po vepron si lider i opozitës.

Këtë akuzë madje e ka shtruar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai tha ndër të tjera se Meta duhet të ndajë mendjen nëse do të jetë President i republikës apo kryetar i opozitës.

Në fakt përveç përfaqësuesve të mazhorancës ka një përshtjellim edhe nga opinion public të cilët për shkak edhe të lidhjeve të Metës me opozitën , pasi kujtojmë që ai ka drejtuar më parë LSI-në dhe tashmë e drejton bashkëshortja e tij është përfolur se ai po mbron opozoitën.

Madje më shumë se kaq po e zhvillon të gjithë këtë aksion për të rritur kredot politike të tij dhe opozoitës së bashkuar, edhe pse vetë Meta e ka cilësuar konfliktin e tij me mazhorancën si një betejë për të mbrojtur kushtetutën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT