Marrëveshje PD-PS për reformën zgjedhore

TIRANË – Më në fund, PD-PS arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore. Mësohet se të dyja palët i kanë kapërcyer mosmarrëveshjet për tre çështjet kryesore, që përbënin ngërç në përfundimin e reformës zgjedhore, që janë: riformatimi i KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia. Vetëm një ditë para përfundimit të mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, përcaktuar nga Kuvendi.

Për sa i përket çështjes së KQZ-së, duket se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për riformatimin e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas përfundimit të mandatit të tij.

Mësohet se palët kanë rënë dakord për zgjedhjen me konkurs të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe për kontrollin elektronik të kartave të identitetit për Tiranën.

Më poshtë mund të lexoni draftin final të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në bazë të draftit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet dhe kryetari i institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve do të zgjidhet me konkurs dhe do të votohet më pas në parlament në seancë plenare. Ndërsa 6 anëtarët e tjerë do të jenë propozime politike, 3 nga mazhoranca dhe tre nga opozita do të kenë mandate 6-vjeçare. Kreu i KQZ-së do të ketë mandat 4-vjeçar, por që të gjithë anëtarët dhe kryetari kanë të drejtë rizgjedhje.
Në bazë të draftit kryetari i KQZ-së , zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Ndërkaq lista e kandidiatëve për postin e kreut të KQZ-së i kalon komisionit të çështjeve ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve.
Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Në këto kushte pas verifikimit të kritereve komisioni përzgjedh për t`iu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të antarëve të komisionit por jo më pak se 2/3 e të gjithë antarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatet që gëzojnë mbështetjen më të madhe.
Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë; ndërkaq nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis antarëve të komisionit. Në këto kushte kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim. Në këto kushte Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit. Po ashtu është rënë dakort që mandati i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të përfundojë në muajin shtator, pak muaj përpara afatit që ishte përcakturar më parë deri në shkurtin e vitit të ardhshëm.

Po ashtu palët politike në komisionin e reformës zgjedhore kanë rënë po ashtu dakort edhe për procesin e ankimimit. Drafti i dakortësuar parashikon që kërkesa për marrjen e provave kur mbështetet nga dy anëtarë të KQZ-së dhe kur këto prova administrohen vetëm nga KQZ, pranohet menjëherë pa ju nënshtruar debatit apo votimit në KQZ. KQZ është e detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara.

Pika e tretë e debatuar dhe që vijon të të mbante punën e komisionit të pambyllur është përdorimi i teknologjisë në zgjedhje. Edhe në këtë pikë palët kanë gjetur kompromisin e kërkuar, pasi janë përcaktuar zonat ku do të përdoret numërimi elektronik i votave, ku ëhshtë rënë dakort që përdorimi i teknologjisë për identifikimin e kartave të identitetit do të përdoret në qarkun e Tiranës, ndërsa numërimi elektronik do të realizohet në qarkun e Fierit.

Kur përdoret sistemi elektronik i numërimit të votave procedurat, afatet, veprimet përpara dhe pas mbylljes së votimit me paisjen, të personelit përgjegjës për përdorimin e paisjeve elektronike në QV, përcaktohen në aktin normativ të KQZ-së. Me zgjidhjen e këtyre tre çështjeve, puna e komisisonit të reformës zgjedhore përmbyllet në mbledhjen e pasdites së kësaj të mërkure, dhe më pas me votimin përfundimtar në seancën plenare. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT