Lulzim Basha falenderon donatorët: Të nisim menjëherë nga puna, të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shkojnë tek njerëzit në nevojë

Kreu i opozitës ka falenderuar donatorët që dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha thotë se të gjitha donacionet janë të bekuara dhe të mirëpritura.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, reagon kreu demokrat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT