Shefi i zyrës së BE-së në Serbi kërkon nga Kosova ta heqë taksën menjëherë

Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Sami Fabrici, tha sot se taksa e vendosur e Kosovës për produktet serbe është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kërkoi që ajo të hiqet sa më shpejt.

“Kjo tarifë nga Prishtina nuk është në përputhje me frymën e MSA-së si dhe ajo duhet të hiqet menjëherë, pasi ajo është edhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s”, tha Fabrici, raporton Pink.rs.

Ai, po ashtu, tha se Kosova do të duhej ta formonte ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Fabrici theksoi se krijimi ekipit negociator nga ana e Kosovës është një hap pozitiv.

“Udhëheqja politike dhe vizioni afatgjatë janë të nevojshëm më shumë se kurrë për të kapërcyer situatën e vështirë dhe për të vendosur përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së”, shtoi ai.

Shefi i BE-së në Beograd komentoi edhe ndërhyrjen e SHBA-së në dialog duke e quajtur si një mesazh pozitiv për të dyja vendet./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT