Kuvendi i Kosovës voton sot qeverinë e koaliconit VV-LDK

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Seanca do të mbahet më 3 shkurt 2020, në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë që morën më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit politik për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së posteve.

Këto dy parti janë pajtuar që qeveria e re të ketë 15 ministri, duke bërë që secila prej tyre të udhëheqë me nga gjashtë ministri, posti i kryeministrit t’i takojë Vetëvendosjes, kryeparlamentari LDK-së, ndërsa tri ministri do t’iu takojnë minoriteteve.

Sa i përket postit të presidentit, e cila ka qenë temë e nxehtë e negociatave të deritanishme, LVV dhe LDK kanë vendosur që kjo çështje të mbetet për t’u diskutuar më vonë.

Ministrat e VV

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ministrat e LDK

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT