Kurti: Taksa 100% hiqet sapo të vendoset reciprociteti. Serbia të ndalë fushatën për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit.

Në një shënim në facebok Kurti sqaron se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. 

Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. 

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. 

Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT