Isa Mustafa merr partinë dhe dërgon në “pension” Vjosa Osmanin

Zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë në tetor të vitit të kaluar sollën ndër të tjera edhe rritjen në vota të Lëvizjes Demokratike të Kosvës. Kjo vinte pas kaq shumë vitesh që nga vdekja e liderit të saj historik, Ibrahim Rrugova.

Kjo në fakt dukej që nuk ishte rezultat i reformimit apo meritës së lidershipit tërësor të LDK-së, por më shumë se kaq ishte meritë e një personi të vetëm, Vjosa Osmanit. Dhe ky nuk është një konstatim teorik, por një kontstatim llogarish matematikore.

Zgjedhjet qendrore në Kosovë ishin një provë për të gjitha partitë, duke qenë se nuk kishte një koalicion të gjerë parazgjedhor. Njëjtë siç nuk kishte një të tillë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kjo do të ishte edhe “lufta” e vërtetë mes të dyja partive. Duhet thënë që të dyja subjektet e fituan këtë luftë në mënyrat e tyre.

Vetëvendosja dhe Albin Kurti e fituan duke dalë nga zgjedhjet si partia më e votuar në Kosovë, ndërsa LDK-ja e fitoi po ashtu duke marrë më shumë vota se kurrë më parë që nga vdekja e Rrugovës.

Me futjen në skenën politike të një figure të re nga LDK-ja siç ishte ajo e Vjosa Osmanit sytë e shumë qytetarëve, por në veçanti të të rinjve të Kosovës do të ktheheshin nga LDK-ja. Kjo sepse kandidate për kryeministre do të ishte një figurë e re, akademike, e shkolluar në Amerikë, dhe mjaft e artikuluar.

Kjo mesa duket do të ishte strategjia e duhur e Isa Mustafës për të rritur politikisht peshën e LDK-së, por derivatisht edhe peshën e vet politike. Duke “përdorur” ndikimin e figurës së Vjosa Osmanit LDK-ja arriti të merrte mijëra vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara qendrore.

Në zgjedhjet e tetorit në Kosovë do të votonin 100 mijë qytetarë më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Rritja e LDK-së pra do të ishte historike si kurrë më parë, ndryshe nga kur kandidat ishte Isa Mustafa vetë.

Kjo do të shihej edhe me faktin që Vjosa Osmani do të ishte kandidatja më e votuar në Kosovë, edhe më e votuar se Albin Kurti, duke marrë 85% të votave totale që kishte marrë LDK-ja si parti.

E gjithë këtë rritje politike do ta shfrytëzonte maksimalisht Isa Mustafa, duke u shndërruar krejt papritur në faktorin më të madh politik që do të kishte në dorë formimin e qeverisë së re, dhe fatet e Kosovës.

Mustafa, gjatë gjithë kohës zgjedhore thuajse nuk u shfaq fare nëpër foltore e takime, por sapo mbaruan zgjedhjet dhe LDK-ja doli partia e dytë më e madhe në zgjedhje atëherë krejt papritur u shfaq Axhë Mustafa me shkop.

Tashmë atij do t’i dukej vetja “djalë i ri” sepse për të kjo mbase ishte mundësia e fundit për të arritur ambiciet e tij politike. Por kjo do të bëhej në kurriz të Vjosa Osmanit e cila në fakt do duhej të ishte ajo faktori që do të vendoste e bisedonte për krijimin e qeverisë.

Tahmë Isa Mustafa ishte kthyer, madje edhe si i rinovuar e ri-rinuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT