Asnjë rast i konfirmuar, Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se në Shqipëri, deri më tani nuk është verifikuar asnjë person i prekur nga koronavirus.

Drejtori i zyrës së OMS në Tiranë, Raul Gonzales ka sqaruar se me studime të thelluara po përpiqen të kuptojnë motivin e këtij fakti.

Sipas tij në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme e ndër personat e dyshuar të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi.

Sidoqoftë , kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u rekomandojë të gjitha bashkive kontrollin, si dhe masa për higjenën sepse kjo konsiderohet masa e parë për të luftuar virusin.

Burimi: https://corrieredellumbria.corr.it/news/coronavirus/1509152/coronavirus-albania-casi-contagio-studio-esperti-organizzazione-mondiale-sanita.html

Back to top button
LAJMET E FUNDIT