“Ramën mos e merrni seriozisht”, Meta publikon shkrimin e profesorit austriak

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të Profesor Paul Lendavi, ku flet për Shqipërinë.

Ndër të tjera, Lendavi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk duhet të merret seriozisht.

“Më shumë kujdes i duhet kushtuar asaj që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri”, shkruan profesori në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020.

“Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.

Bisedat e mia në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.

Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tij herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri”, shkruan Lendvai.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.

Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.

Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan ai ndër të tjera.

Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT