Të verbrit kërkojnë pagesat: Kemi dy muaj që nuk paguhemi

Të verbrit nuk kanë marrë ende pagesën e muajit dhjetor.

Kjo ishte arsyeja, që nxori në në një konferencë për shtyp kreun e Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë zotin Ardjan Hysa.

“Në fakt pagesat bëheshin para datës 20 të muajit. Dhe fakti që po vonohen, na bëri që të ngremë alarmin. Kam folur në telefon me shefat e financave të disa bashkive të vendit që thonë se nuk ka para”, shprehet Ardjan Hysa, Kreu i Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë.

Në Shqipëri numërohen rreth 13.500 të verbër dhe pagesa është 120 mijë lekë të vjetra.

Kreu i shoqatës tregon se ka edhe njësi administrative që kanë muaj që nuk janë shpërndarë pagesat e verbërisë.

“Sheza në Peqin ka mbi 2 muaj që nuk i ka marrë paratë. Atje ka deri në 50 të verbër”, shton Hysa.

Avokat Hysi thekson se qeveria i ka penalizuar të verbërit duke mos i përfshirë në skemën e personave, që marrin shpërblimin e fundvitit.

“Ndryshe nga pensionistët, invalidët e punës,dhe ata me pension social, të verbërit nuk kanë shpërblim”, thotë më tej ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT