Shqetësuese/ Shqiptar vetizolohuni, a e dini se sa persona mund të sëmurë një i infektuar me COVID-19?

Një pacient me koronavirus mund të infektojë deri në 59 mijë persona, krahasuar me 14 persona që mund të sëmurë një pacient me grip.

Doktor Hugh Montgomery, profesor i mjekësisë intensive në “University College London”, ka analizuar se si duke injoruar vetëizolimin, mund të sjellë një rritje të përqindjes së të infektuarve.

Për çdo pacient me COVID-19, mund të infektohen 59 mijë të tjerë.

“Nëse unë sëmurem me një grip normal, mund të infektoj mesatarisht deri në 14 persona. Kurse ky koronavirus është shumë, shumë infektues. Çdo person ia kalon tre të tjerëve. Nëse vazhdohet me këtë ritëm, pas ‘10 shtresave të të infektuarve’, numri i të prekurve do të shkojë në 59 mijë”.

Për këtë arsye ai bëri thirrje për vetizolim. Në të kundërt, pasojat do të jenë të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT