Covid 19, Basha: Nuk është koha për propagandë! PD, grup ekspertësh për monitorimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi zhvilloi një takim ditën e sotme me ekspertë të shëndetësisë për koronavirusin, deklaroi për mediat se nuk është koha për propagandë, por është koha që të flasin mjekët dhe ekspertët.

“Duhet të flasin mjekët dhe specialistët. Duhet të  bëhet një plan i detajuar për masat dhe qytetarët të informohen për masat e marra, t’u vihet në ndihmë të të rrezikuarve, të krijohet një regjistër nga personat që vijnë nga këto zona. Duhet që njerëzit të informohen. Nuk është koha për propagandë, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Vendi ynë ka mjekë shumë të mirë, ekspertë për të menaxhuar këtë situatë nëse ju jepet mbështetje nga qeveria.

Qytetarë mos neglizhoni asnjë grip! PD me grupin  e veçantë që ka nisur do të monitorojë hap pas hapi situatën në vend.  Qytetarëve ju kërkoj që të qëndrojnë larg panikut dhe të mirinformohen “, u shpreh Basha.

Ka PD informacione nëse koronavirusi ka ardhur në Shqipëri?

“PD po monitoron dhe detyra jonë është t’i shërbejmë qytetarëve me çdo lloj ndihme që mund të japin ekspertët dhe t’i japim mundësinë pasi e kanë të vështirë për t’u shprehur në kushtet e propagandës. Që nga momenti i parë i alarmit të epidemisë do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve.”– tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT