Parlamenti votoi shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë
Parlamenti i Maqedonisë sot votoi propozimin që nën patronatin e Qeverisë të shënohet 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Dita e Flamurit.
Gjithashtu është pranuar që edhe të shënohet edhe përvjetori i ministrit të parë të mbrojtjes të shtetit shqiptar, Mehmet Pashë Deralla.
Këto dy propozime u pranuan në kuadër të Programit për shënimin e ngjarjeve dhe jubileve historike për vitin 2012. Propozimet janë miratuar me votat e maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI, por edhe dy deputetë të RDK, ndërsa deputetët e PDSH-së kanë munguar në sallë.
Deputeti i BDI-së, Arben Labënishta ka theksuar se duhet të pranohen festat kombëtare të shqiptarëve dhe se me ato respektohet kultura, trashëgimia historike – kulturore e njëri tjetrit në Maqedoni.
Deputetët nuk pranuan propozimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) që në kuadër të shënimit të ngjarjeve historike për vitin 2012 të përfshihen edhe Ngjarjet e Gostivarit për flamurin kombëtar në vitin 1997 si një jubile i 15 vjetorit.
Në kuadër të manifestimeve është pranuar edhe 100 vjetori i shkollës së parë shqipe në Komunën e Tearcës, 80 vjetori i lindjes së piktorit me famë botërore Omer Kaleshi, 100 vjetori i marrëveshjes turko-osmane e cila ka të bëjë me lufërat pas luftërave ballkanike, Revista “Jehona”, 20 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë, 150 vjetori i Vëllezërve Milladinov si dhe pesë vjetori i vdekjes së Toshe Proeskit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”