Braçe godet Henri Çilin: Doje të bëje pasuri me gjakun e Ibrahim Bashës!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me aksionin e zhvilluar në Lazarat, ku u arrestua edhe pronari i UET, Henri Çili.

Braçe shkruan në rrjetet sociale se efektivi Ibrahim Basha do të mbetet gjithmonë krenaria e atdheut dhe gjaku i tij nuk do të bëhet kurrë para për batakçinjtë.

Ai thekson se ka pasur ndërhyrje për lirimin e vrasësve edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputetë.

Postimi i Braçes

Shërbyes i Shtetit dhe i ligjit!
NUK DO TE HARROJ KURRE KUSH TY!
NUK DO TE SHESE KURRE KUSH TY!

Ti do te jesh perhere #DESHMORIATDHEUT!
Gjaku yt nuk do te behet kurre
para e pasuri per batakcinjte!

Bravo #PROKURORISESEREPUBLIKES e bravo #POLICISESESHTETIT!

I neveritur nga llumi qe do #DREJTESINE per ta blere e shitur, i neveritur nga llumi politik qe uleret kunder #REFORMESNEDREJRESI, por bleresit e shitesit i ka ne liste deputetesh, i neveritur nga llumi me firme e vule qe noterizon blerjen e shitjen e drejtesise.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT