‘Do ta fitojmë betejën me sllavomaqedonasit’

Shqiptarët nuk e kanë ndërmend ti dorëzohen trysnisë sllavomaqedonase. Loja me mbylljen e kufirit, është vetëm përkujtim i sjelljes së ulët dhe poshtëruese që sllavomaqedonasit e kishin bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999.

Tendencat për përsëritjen e skenave sado pak të ngjashme në kurriz të shqiptarëve nuk funksionojnë më, pavarësisht qëllimit të lojës që e ka mbi vete ky pushtet, që kryesisht drejtohet nga Beogradi. Shqiptarët janë të bindur për fitore.

Ende është duke vazhduar të mbetet i bllokuar në tërësi qarkullimi i makinave në vendkalimet kufitare në Bllacë dhe në Hanin e Elezit. Asociacioni i kamionëve transportues dhe autobusët e shoqatës “Malamatrans” të udhëhequr nga pjesëtarët e VMRO-së, kanë bllokuar korsitë për hyrje dhe dalje ne Maqedoni, në shenjë revolte ndaj embargos së mallrave të vënë nga autoritetet e Kosovës. Ndërsa qytetarët e Kosovës, por dhe ata të Maqedonisë për të qarkulluar nga njëri shtet në tjetrin po e shfrytëzojnë vendkalimin kufitar të Glloboçicës. Kurse, sipas informacioneve nga Maqedonia thuhet se Shkupi është i gatshëm, të vërë në zbatim edhe regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, me të vetmin qëllim pezullimin e embargos.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT