I riu nga Tirana: Betejën time e fitova, por shoku i dhomës vdiq pa përshëndetur askënd” (VIDEO)

Erind Cara është njëri nga 17 personat që konsiderohen të shëruar nga koronavirusi, pasi edhe testi i dytë i ka rezultuar negativ.
I riu pret që të largohet nga Spitali Infektiv ditën e enjte, pas 10 ditësh qëndrimi në të. Para se të largohet nga spitali dhe të vetëngujohet për 14 ditë në shtëpi, ai përçon një mesazh për të gjithë qytetarët.
Mesazhi i plotë:
“Coronavirus, kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!
Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë .
Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ia dolën dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me mjekë e infermiere!
Te dashur miq! Une fitova betejen me Covid-19, por për të fituar luften duhet kontributi i të gjitheve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë : Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.
Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj.
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, te bisedojme me njeri-tjetrin, t’u tregojme sa shume i duam. Po, po… sa shumë i duam prinderit, motrat, vëllezërit, gjysherit, miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !
Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni në shtëpi !
Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë. Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri, qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme, kishte nje familje te mrekullueshme, nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoi shëndetin. Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte! Luftoi, luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbreme ai u dorezua, nuk ia doli dot, la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshire edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI!
Për disa të rinj të fortë, e të shëndetshëm si unë, qendroni në shtepi, mendoni për familjarët tuaj, prinderit, gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për t’i marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !
Dy fjale të sinqerta për njerezit më të rendesishem në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid-19. Ata janë në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje, familjen, prinderit, femijet, vellezerit, motrat, per te qene aty per t’u sherbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin kete virus, por ai erdhi dhe i infekto, por do t’u sherbejë dhe atyre që thonin “Nuk na ben gjë ne Virusi”. Se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkundesje, kupton sa e rëndesishme është JETA, por qe tani nuk është vetem ne doren tënde, por te mjekve, infermiereve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten” angazhimet, punet, Facebook, Instagram, kafet dhe gjerat e parendesishme.
Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta infermiere, mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar.
Një falenderim i veçantë shkon për stafin e Spitalit Infektiv: Dr.Najaden, Dr.Arjanin, Dr.Gentin etj; infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela e te tjeret”.