Tensionet te Parlamenti bëjnë të pamundur faljen te Xhamia e Namazgjasë, besimtarët “mbyten” nga gazi, përpiqen të largohen me shpejtësi (VIDEO)

Protesta e opozitës ka gjetur të “papërgatitur” qindra qytetarë të cilët me nisjen e muajit të Shenjtë të Ramazanit i janë drejtuar mbrëmjes së sotme Xhamisë së Namazgjasë për të kryer ritet e tyre.

Por, për shkak të tensioneve para ambienteve të Kuvendit, godina e së cilës është shumë afër Xhamisë, edhe besimtarët kanë hasur vështirësi si pasojë e molotovëve të hedhur, por dhe gazit të lëshuar nga policia.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme besimtarë të shumtë janë përpjekur të largohen, teksa mbulojnë gojën dhe hundën me shamitë e tyre.

Vlen të theksohet se ashtu sikurse dhe në protestat e kaluara, edhe kjo protestë e 20 shkurtit është duke vijuar me të njëjtën linjë. Hedhje molotovësh dhe kundërpërgjigje me gazlotjellës. Vetë lideri i të djathtëve, Sali Berisha deklaroi më herët se ata nuk do të sprapsen, duke mos dhënë kështu një orar të përfund

Back to top button
LAJMET E FUNDIT