PD propozon reforme radikale te sistemit zgjedhor: Senat me 40 vetë, qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar disa propozime gjatë një takimi sot.

“Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE”, u shpreh Basha, edhe vetë i akuzuar për afera të rënda korruptive.

Opinioni publik pret zhbërjen e paktit Rama-Berisha të 2008 që ka betonuar kryetarokracinë dhe që garanton rotacion të detyruar të të njëjtëve liderë që kanë 30 vite që dështojnë dhe abuzojnë duke i shpëtuar ndëshkimit ligjot.

Lista me propozimet e PD:

1 – Kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

2 – Tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

3 – Financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderëve publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

4 – Identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

5 – Sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.

6 – Ngritja e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

7 – Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT