Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë
Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27-vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për t’u dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.
“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë.
Ndodhemi ne procesin e zgjidhjes se problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh.
Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”, tha kryediplomati grek.
Deklaratat Kotzias i bëri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë./ZgjohuShqiptar.info