Grekët i vendosin kusht Shqipërinë për anëtarësimin në BE
Lideri i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Micotaqis, i cili sipas sondazheve, pritet të zërë vendin e kryeministrit Aleksis Tsipras, është shprehur se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek.
Në Kongresin e Demokracisë së re, Micotaqis
foli për shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Himarë, ndërsa shtoi se Athina nuk do të bëj asnjë lëshim në këtë drejtim.
Ai tha:
Le të dijë vendi fqinj se nëse dëshiron që të mbajë gjallë perspektivën për t’u bërë një ditë anëtar i Bashkimit Europian, ky është një proces që nuk do të ketë asnjë lëshim në mbrojtjen e të drejtave të pakicave./ZgjohuShqiptar.info