Meksikë-Afrikë e Jugut, mbyllet pjesa e parë. Dominojnë organizatorët

Mbyllet pjesa e parë.
45+3’- Çfarë rasti për Meksikën! Gutierrez djeg një shans të artë për të dyfishuar. Tentativa e tij shkon jashtë.
Akordohen 4 minuta shtesë.
43’- Quinones i pafat këtë herë. Sulmuesi sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla.
42’- Williams mban në lojë Afrikën e Jugut. Jimenez i afrohet golit të dytë për Meksikën, por portieri bën pritje vendimtare.
35’- Tjetër rast i mirë për Meksikën. Gallardo provon nga e majta, por e ndal portieri Williams.
30’- Mundësi e mirë për Meksikën. Gutierrez tenton me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga mbrojtësit.
27’- Rifillon sfida. Afrika e Jugut hidhet në sulm në kërkim të barazimit.
25′- Pak pushim për lojtarët, për shkak të temperaturave të larta.
23’- Brian Gutierrez i Meksikës ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në afërsi të zonës.