Tabaku: Abuzimi i qeverisë më taksat shkon në 5.9 miliardë euro

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet për vit e më shumë dhe në gjashte vjet ka arritur shifrën e 5.9 miliardë eurove. Në një postim në rrjetet sociale Tabaku thekson se janë mesatarisht 1.2 miliardë euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik dhe kjo sipas raporteve të Kontrollit të Lartë Shtetit. Në vitin 2017 dëmi ekonomik ishte 4.21 miliardë euro, ndërsa në 2016-ën, sipas KLSH-së llogaritet në 4,21 mld euro.

Tabela e dëmeve në buxhetin e shtetit

“Për vit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët”, shkruan Tabaku.
Ish-deputetja jep edhe hapat që PD-ja do të ndërmarrë në rast se ajo vjen në pushtet. Sipas saj, “taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit”.

Tenderat dhe ryshfetet sipas PD

Back to top button
LAJMET E FUNDIT