Moda e MASKAVE, dalin udhëzimet e reja të OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë udhëzimet e reja për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.

Në udhëzimet e OBSH, bie në sy domosdoshmëria për të mbrojtur fytyrën kur ndodhemi në ambient me persona të tjerë.

Gjithashtu në udhëzime thuhet se nuk mund të përdoret mbrojtëse për fytyrën te fëmijët nën 2 vjeç, personat që kanë probleme me frymëmarrjen ose te ata që nuk mund tëa heqin maskën pa ndihmë.

Ndërkohë që theksohet se rregulli kryesor është distanca, pasi përdorimi i maskës nuk do të thotë që të mos zbatohet distanca mes njëri-tjetrit.

Udhëzimet e OBSH:

-Mbulo gojën dhe hundën me një rrobë kur je përreth njerëzve të tjerë
-Mund ta përhapësh COVID-19 te të tjerët edhe kur nuk ke simptoma
– Të gjithë duhet të vendosin një rrobë në fytyrë kur janë duke shkuar në vende publike, për shembull në dyqan ushqimor ose për të blerë artikuj të tjerë
– Mbulimi i fytyrës me rroba nuk duhet të bëhet te fëmijët nën 2 vjeç, personat që kanë probleme me frymëmarrjen, apo te personat që nuk mund ta heqin vetë këtë rrobë
– Mbulimi i fytyrës bëhet për të mbrojtur të tjerët nëse ju jeni i infektuar
– MOS përdorni maskë fytyre si ato që përdorin mjekët
– Vazhdoni të mbani distancën prej 2 metër, përdorimi i maskave mbrojtëse nuk është zëvendësues për distancimin social

Back to top button
LAJMET E FUNDIT