Sela-Ruçi: Është koha të hiqet definicioni 20%, shoqëria multietnike të definohet në Kushtetutë!
Departamenti për informim i ASH, njofton se kryetari i saj Ziadin Sela ka realizuar takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Gramoz Ruçin. Mësohet se në takim është biseduar se emërtimi i shqiptarëve në Kushtetutë është turpërues dhe se definicioni 20% duhet të ndryshohet.
Lexoni më posht Komunikatën për media dërguar nga Aleanca për shqiptarët:
Në kuadër të vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Gramoz Ruçin, dje u realizua nje takim edhe me Kryetarin e ASH z. Ziadin Sela.
Kryetari Ziadin Sela pas takimit me
Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi para mediave u shpreh:
“ Mendoj se është koha dhe momenti që të mos kontestohet gjuha jonë që është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe ai definicion që e flasin mbi 20 % e popullatës të hiqet ashtu sic duhet Preambullë që të mos krijohen ndasi mes popujve ku dikush quhet popull dikush quhet komunitet, dikush që jeton përkohësisht dhe dikush që bart sovranitetin e shtetit.
Natyrisht që ajo që flitet me gjuhë politike edhe nga faktori ndërkombëtare edhe nga diplomat të ndryshëm se Maqedonia eshte shoqeri multietnike, mendoj se eshte koha që kjo të jetësohet me ndryshimet kushetuese ku Maqedonia në qoftëse është shoqëri multietnike kjo duhet të reflektojë edhe ne rregullimin shtetëror të Maqedonisë dhe Maqedonia përfindimisht të jetë shtet multietnik. Deklaroi Ziadin Sela pas takimit me Ktyetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi
Z.Sela i ka kërkuar z.Ruci përkrahjen e Tiranës zyrtare për proceset politikenë Maqedoni në interes të të drejtavr kolektive të shqiptarëve si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./ZgjohuShqiptar.info