Basha bën propozime për ekonominë, Rama e injoron: Mirë virusi, po s’të lë as 7X7=42

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar masat e propozuara nga PD për të ndihmuar ekonominë shqiptare dhe shoqërisë.

Basha deklaron se masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme.

“Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira, dhe për të ndihmuar ekonominë. Le të jemi solidarë e të bashkuar në ndihmë të njeri-tjetrit”, shkruan Basha.

Por pavarësisht propozimeve, qeveria duket se po bën gati një plan të saj, që do ta prezantojë të enjten.

Kryeministri Edi Rama me një status në twitter ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën. Rama duke ironizuar deklaratat për masat e propozuar nga PD shkruan:

MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT