“Sheshi Skënderbej, vepër e afirmuar botërisht”. Ç’thanë anëtarët e jurisë (VIDEO)
Pas çmimit europian të Barcelonës për hapësirën më të bukur publike të ndërtuar në Europë, kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një video ku anëtarët e jurisë ndërkombëtare përshkruajnë sheshin “Skënderbej”.Sipas Ramës, çmimi për sheshin përbën edhe një moment krenarie të një beteje të zhvilluar 10 vite me radhë, për një vepër tashmë të afirmuar botërisht, shkruan Atsh.“Ja vlen ta ndiqni se si e përshkruajnë Sheshin Skënderbej, anëtarët e jurisë ndërkombëtare të Çmimit Europian të Barcelonës për Hapësirën më të bukur Publike të ndërtuar në Europë për vitin 2018. Është një moment i bukur krenarie për një betejë të zhvilluar 10 vjet me radhë, e të fituar për Tiranën e Shqipërinë që duam, me një vepër e cila tanimë është afirmuar botërisht si një kontribut europian në zhvillimin urban”, shkruan Rama në Facebook./ZgjohuShqiptar.info