Letër Presidentit të Italisë Zotit Sergio Mattarella

Shkruan: Fahri XHARRA

Ku i gjetët ata 17 perandorët serb të ish Perandorisë Romake?

Falë rrjeteve sociale, ne qytetarët e zakonshëm ndoshta po degjojmë dhe shohim ndoshta më shumë se sa duhet, dhe rasti ma solli të shikoj një video të shkurtër ku flisni për 17 perandorët serb që e paskan sunduar Perandorinë e Romës.

Ndoshta keni folur më gjatë, dhe nuk e di se për çfarë rasti, por ajo çka shikova dhe dëgjova më shokoi. Kjo është videoja që qarkullon :

Zotëri i nderuar, kryetar shteti, politikan, gjyqtar dhe akademik të lëshoheni në nivele meskine të propagandes serbe, të cilët nuk kanë as certifikatë europiane të lindjes, dhe të nxjerrni nga goja e juaj fantazitë e tyre , më dukej shumë qesharake dhe e papërgjegjshme për një akademik.
Ju e dini shumë mirë se kur erdhën sllavët në Ballkan.Ata erdhën gati 200 vjet pas shuarjes përfundimtare të Perandorisë Romake të Perëndimit. Me çfarë metode i nxorret perndorër romak me origjinë serbe?

Po serbët kur erdhën këndej pari ? për servët si “etni “ është folur vetëm pas Kongresit famkeq të Berlinit 1978. Nuk e dini që origjina e të parëve të serbëve të sotëm është nga Persia, nga fisi nomad Qashkai ? Çudi nga ju ! Ndoshta këshilltarët e juaj ju kanë mashtruar, pa dijen dhe vetdijen e juaj.

Të iu spjegoj edhe një gjë, serbët e mësuan shkrim –leximin nga Vuk Karaxhiqi ( shqiptar ortodoks), në mesin e shekullit 19-të, dhe se prijësit e kryengritjeve serbe në fillim të po atij shekulli u bënë nga Karagjorgje, një shqiptar Kelmendas – katolik, që sipas burimeve sllave nuk dinte as serbisht.

Të iu rikujtoj juve historinë një mijë vjeçare e Perandorisë së Romës, më duket e tepërt sepse ju ate e dini më mirë se unë. Ju e dini mirë që shqiptarët janë trashëgimtarët e vetëm të Ilirëve dhe etruskëve nga të cilët u formua perandoria e permendur.

Një gjë e shpresoj , që ajo video e postuar të jetë manipulim serb me autoritetin e juaj; sot falsifikatorët po i çfrytezojnë metodat më të sofistikuar për denigrimin e personaliteteve të larta.

I gjeta do shënime të bijshme për Zoti President Matarella, ishit i lindur në një familje me traditë në Palermo. Ndoshta e dini se kush ishte me Garibaldin për unifikimin e Italisë. Por edhe nëse jeni arbëresh mos e mohoni origjinen e juaj.

Përshendetje nga një shqiptar i Kosovës
Fahri Xharra, më thonë/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT