Maurice Druon, Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia

Është bërë e ditur se akademiku francez, Maurice Druon, u bë i njohur me thënien e tij kushtuar shqiptarëve.
Meqenëse, Maurice Druon (1918-2009) ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel, ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18-vjeçare.
Po ashtu, ai mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë Lu, ftës së Dytë Botërore dhe vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha), transmeton kultplus.
Po ashtu, ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e ma, llkuar” që u bënë dhe filma.

Nga ana tjetër, Druoni ishte edhe Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.
Ai në një shkëputje të shkrimeve të tij, u bë i njohur me tekstin e tij kushtuar popullit shqiptar.
“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” tha Maurice Druon, përcjell albinfo.ch.